Teknologjia Lazer

Cfare eshte LASIK?

LASIK, qe ndonjehere gabimisht quhet LASIX, eshte shkurtim I “laser-assisted in situ keratomileusis." Kjo emakina01shte procedura me e perdorur e kirurgjise refractive- pjeserishte si pasoj e mungeses se dhimbjes menjehere pas saj dhe pjeserishte sepse perftohet nje pamje e mire qe diten pasardhese, ose edhe me pare.
Nje instrument I quajtur mikrokeratome perdoret ne kirurgjine e syrit me LASIK per te krijuar nje xhep (“kapak”) te imet dhe circular ne korne. Kirurgu perthyen nga mbrapa kete “kapak” dhe me pas heq disa inde poshte saj duke perdorur nje excimer laser. Laseri perdpr nje drite te ftohte ultraviolet qe realizon nje heqje precise te grimcave shume te vogla te indeve te korneas per ti korrigjuar ato. Nese ky korrigjim ne korne realizohet me menyren e duhur, kornea funksionon me mire per kofusimin e drites ne sy dhe retine, duke arritur pamje me te qarte se me pare. “kapak”u me pas sistemohet perseri ne vendin e tij, duke mbuluar pjesen ku u hoqen indet.

Si njerezit me probleme ne pamjen nga afer edhe ata nga larg mund te perfitojne nga  kirurgjia me LASIK. Tek miopet qellimi eshte te sheshohet kornea shume e pjerret. Tek hipermetropet kerkohet nje korne e pjerret. Gjithashtu, laseri excimer mund te korrigjoj edhe astigmatismin, duke lemuar nje korne anormale ne nje forme me normale.

Cfare eshte PRK?

Ne PRK (photorefractive keratectomy) nje excimer lazerben heqjen e indeve direkt nga siperfaqja e kornese. LASIK dhe PRK jane te dyja jane nje permiresim mbi RK (radial keratotomy), nje procedure pa lazer qe perfshin berjen e nje incizioni ne korne ne nje stil (menyre) radial. Rezultati eshte se kornea eshte e rrafshet dhe ne kete menyre korrigjon miopine. Disavantazhet e RK perfshijne dhimbjen, konvaleshence te gjate, ndonjehere regres dhe shpesh shkakton frike tek disa njerez. Meqenese  incizionet ne korne behen me thelle se ato qe mund te ralizoj laseri, shume kirurg e konsiderojne nderhyrjen me invasive dhe per kete ka nje potencial traume ne sy me te larte se PRK dhe LASIK. Ne ditet e sotme RK perdoret shume rralle.

Ndryshimi ndermjet LASIK dhe PRK

Ne LASIK VISION, shume paciente I nenshtrohen procedures korrigjuese LASIK (Laser in- situ keratomileusis). Ne varesi nga gjendja dhe mireqenia e syrit tuaj, PRK (Photorefrektive keratectomy) mund te konsiderohet nje opsion me I mire. Ne te dyja trajtimet perdoret I njejti excimer laser.

Ne proceduren LASIK, perpara se te perdore excimer laser, kirurgu siguron hyrjen ne shtratin korneal duke krijuar nje “kapak” corneal shume te imet ne membranen e jashtme te syrit. Nje instrument I automatizuar, shume delikat I akorduar se fundmi, qe quhet mikrokeratome, e realizon kete “kapak” me shume saktesi ne pak sekonda. Pas perdorimit te laserit ne korne, ky “kapak” rivendoset dhe sherimi I membranes ndodh natyrshem.

Ne PRk nuk behet nje “kapak” corneal. Qelizat siperfaqesore te kornese lemohen/ largohen  butesishte duke lejuar laserin te rimodeloj shtratin corneal. Pas procdures vendoset ne sy nje lente mbrojtese e cila mbahet maksimumi 5 dite, nderkohe qe siperfaqja e kornese te sherohet. Lentja me pas hiqet ne viziten e kontrollit tek mjeku.

 

Cfare lloj laseri perdoren ne ISH?

makina02

Ne perdorim instrumentin Wavelight Allegretto Excimer Laser, qe eshte nje laser I gjenerates se katert me tregues te avancuar
Ajo punon me rreze me diameter 0.95 mm. Shperjtesia eshte mjafte me e madhe krahasuar me lasera te tjere (200 Hz). Kjo shpejtesi e larte krijon nje siperfaqe veprimi me uniforme.
Per me teper, ajo permban nje system gjurmues te syrit 250 Hz (eye tracker system). Ky tipar parandalon devijimin dhe goditjen e zonave te tjera edhe nese pacienti leviz syte gjate trajtimit.
Pervec kesaj, aftesia per sistemuar/ rregulluar rrotullimin e syrit ne aksin qendror (ciklotorsion) me kendin Kappa (kendi ndermjet aksit qendror te kokerdhokut dhe aksit pamor) I mundeson instrumentit te fiksoj vetem zonen e trajtimit.

A eshte i sigurte LASIK?

FDA-ja i njeh Lasik dhe PRK si te vertetuara, te sigurta dhe efektive. Ka rreziqe qe shoqerojne cdo procedure kirurgjikale, por korrrigjimi me laser I pamjes perdor nje rreze te ftohte drite qe kontrollohet nga kompjuteri. Kirurgu hap laserin dhe mund ta mbyll ate ne cdo moment. Me kaq shume element sigurie, hapesira per gabime eshte shume e vogel.


Kthehu siper

 

 

Problemet kryesore te syve
Lazer Excimer
Teknologjia LAZER
Teknologjia WAVEFRONT
Procedura
Pamje nga Operacionet
Kush eshte Dr Boriçi?
Opinione nga pacientet
Pyetje te shpeshta
Kujdesi per femijet
Galeria e Fotove
Na kontaktoni
 

 

 

Rr. Komuna e Parisit
Pallati prej xhami, kati 2, Tirane

Tel +355 4 2322933
Cel. +355 682768008
E-mail: info@laser-al.com