Pyetje te shpeshta

Cfare eshte korrigjimi i pamjes me laser?

Eshte nje procedure kirurgjikale qe shfrytezon nje rreze te fresket drite per te riformuar me butesi kornean- siperfaqen e syrit- per te permiresuar pamjen.
Laseri heq indet mikroskopike per te sheshuar kornean (ata qe nuk shohin afer), zhytyr kornean (ata qe nuk shohin larg) dhe/ ose te lemoj crregullimet korneale (astigmatisem). Qellimi eshte te sistemohet kornea per te realizuar nje fokusim me te mire te imazhit ne retine. LASIK dhe PRK jane dy menyra te korrigjimit me laser te pamjes.
A eshte I sigurt korrigjimi I pamjes me laser?
FDA- ja e njeh LASIK dhe PRK si te miratuar, te sigurt dhe efektive. Ka rreziqe qe shoqerojne cdo nderhyrje kirurgjikal, por korrigjimi I pamjes me laserperdor nje rreze te fresket drite qe kontrollohet nga kompjuteri. Kirurgu e ndez laserin dhe mund ta mbyll ne cdo moment qe kjo paraqitet e nevojshme,keshtu qe mundesia per gabime eshte shume e vogel.

A eshte e dhimbshme?

Ka shume pak ose aspak discomfort gjate nderhyrjes sepse kornea dhe syri jane nen efektin e anestezise me pika. Disa paciente perjetojne nje “ndjesi kruarje”. Pasi del anestezia,niveli ii diskomfortit varet nga secili individ, por cdo acarim qe mund te ndodh eshte shume I vogel dhe zhduket per pak ore. Gjithashtu ju mund te jeni te ndjeshem ndaj drites per pak dite.

Sa njerez i jane nenshtruar atij?

Le te marrim statistika nga USA: eshte vleresuar se 960 000 sy Amerikane kane marr trajtim ne 1996; per 2000 jane shperndare 1.5 milion procedura korrigjuese me laser, dhe jane rreth 750 000 Amerikan kete vite.
Ne spitalin Cerrahi ne Stamboll, Dr. Sinan Goker ka realizuar personalisht 40 000 operacione.

Si eshte ndryshe nga metodat e tjera refractive korrigjimi I pamjes me laser?

RK (keratotomi radiale) eshte gjithashtu nje procedure kirurgjikale qe mund te korrigjoj miopine. Me RK kirurgu ben disa prerje ne korne; nuk perdoret asnje laser. Ju mund te njihni dike qe ka patur nje RK, por sot ajo aplikohet shume rralle dhe asnjehere nuk eshte miratuar nga FDA.
Metodat aktuale te miartuar nga FDA- ja jane PRK dhe LASIL.

Ku qendron ndryshimi?

TEk LASIK Vision shumica e pacienteve perftojne procedure korrekte LASIK. Ne varesi nga shendeti dhe gjendja e syrit, LASIK mund te jete mundesia me e mire. Eshte I njejti excimer laser qe perdoret net e dyja trajtimet.
Ne proceduren LASIK, perpara se te perdore excimer laser, kirurgu siguron hyrjen ne shtratin korneal duke krijuar nje “kapak” corneal shume te imet ne membranen e jashtme te syrit. Nje instrument I automatizuar, shume delikat I akorduar se fundmi, qe quhet mikrokeratome, e realizon kete “kapak” me shume saktesi ne pak sekonda. Pas perdorimit te laserit ne korne, ky “kapak” rivendoset dhe sherimi I membranes ndodh natyrshem.

Ne PRk nuk behet nje “kapak” corneal. Qelizat siperfaqesore te kornese lemohen/ largohen  butesishte duke lejuar laserin te rimodeloj shtratin corneal. Pas procdures vendoset ne sy nje lente mbrojtese e cila mbahet maksimumi 5 dite, nderkohe qe siperfaqja e kornese te sherohet. Lentja me pas hiqet ne viziten e kontrollit tek mjeku.

Sa zgjat trajtimi?

Vete trajtimi me laser zgjat vetem 15-40 sekonda, lidhur me nivelin e korrigjimit te nevojshem. E gjithe procedura zgjat nga 4 minuta per secilin sy. Koha e rikuperimit eshte minimale dhe zakonishte pas 30 minutash pacienti eshte ne gjendje te dergohet ne shtepi. Permiresimi duhet te ndjehet pas 3- 5 diteve ne vazhdim.

A ka dhimbje korrigjimi I pamjes me laser?

Ju nuk do te ndjeni dhimbje gjate LASIK apo PRK, sepse mjeku juaj ju ka hedhur me pare disa pika me anestezike. Pas saj mund te jepen ilace nese kjo eshte e nevojshme. Shumica e pacienteve flasim per nje discomfort minimal per pak dite- zakonishte nje ndjesi kruarje si te kene rere ne sy.

Nese kam ekzaminuar njerin sy, a duhet te pres qe te ekzaminohet edhe tjetri perpara se te kryej proceduren?

Jo, ju mund te pysni doktorin tuaj per te kryar proceduren e korrigjimit me laser ne cdo moment dhe nese jeni e pranueshme per proceduren, nuk keni perse te prisni.

Si mund ta kuptoj qe jam e pranueshme per proceduren?

Vleresimn tuaj mund ta bej vetem mjeku juaj I syve. Megjithate jane disa direktiva:

  • Ju duhet te keni sy te shendetshem- qe do te thote jo glaukome, infeksion, katarakte, sy shume te thate apo ndonje gjendje tjeter qe mund te veshtiresoj sherimin post- operativ.
  • Ju duhet te jeni adult: per disa procedura minimumi 18 vjec dhe per disa te tjera minimumi 21 vjec. Kufiri I moshes maksimale eshte 65 vjec.
  • Pamja juaj duhete jete e qendrueshme per te pakten nje vit pas nderhyrjes.
  • Nese jeni shtatazene ose nen kujdesin e te tjereve, niveli juaj hormonal mund te ndikojne ne gjendjen e syrit tuaj. Ju duhet te prisni deri sa niveli I hormoneve tuaja te kthehet ne normalitet.
  • Ju nuk duhet te keni nje semundje degjenerative ose autoimune, meqenese kjo mund te demtoj sherim.
  • Miopia me e madh se 14 dioptri.
  • Astigmatismi me I madh se 6 dioptri
  • Hipermetropia me e madhe se 7 dioptri.
  • Excimer laser nuk eshte trajtim I deshirueshem per keratokonus, uveitet dhe tek ata me trashsesi te paparshtatshme te kornese.

Cfare ndodh pas nderhyrjes?

Kjo eshte nje procedure ambulatore, qe do te thote se ju do te kaloni rreth nje ore ne dhomen e mjekut dhe me pas mund te largoheni. dikush tjeter duhet ti jap makines per ju, meqenese ju duhet te keni pak kujdes menjehere pas nderhyrjes. Vete trajtimi me laser zgjat zakonisht me pak se 10 minuta, nderkohe qe e gjithe procedura zgjat rreth 15 minuta.
Ju do te uleni ne nje karrige dhe mjeku do t’ ju heq disa pika ansetezi ne sy. Koka juaj pozicionohet tek laseri dhe do te perdoret nje lloj mbajtesi per te mbajtur syte hapur. Do t’ju kerkohet te fiksoni nje drite.
Nese do ti nenshtroheni nje PRK, laseri do te heq shtresen e jashtme te kornese. Ne LASIK, kirurgu pret nje “kapak” te vogel te ne fillim te kornese, e zhvendos per te hapur vendin, perdore laserin per te hequr disa inde korneale dhe pastaj e kthen perseri ne vend ate “kapak”.

Ne te dyja procedurat, pjesa e indeve korneale qe hiqen me laser, jane mikroskopike, me I pak se trashesia e nje fije floku.

Cfare ndodh ne diten e trajtimit?

Mjeku juaj do t’ ju bej nje ekzaminim te plote te syve per te vleresuar nese ata jane te shendetshem dhe ne gjendje te pershtatshme per t’ iu nenshtruar ketij trjtimi me laser. Testi do te shikoj per glaukome, katarakt dhe gjendje te tjera te papershtatshme. Me ane tenje makine qe quhet topografi do te behet nje “harte” elektronike e syrit tuaj. Mjeku e perdor kete harte per te planifikuar nje nderhyrje me saktesi sa me te madhe te mundshme.

Cfare ndodh me pas?

Mjeku do te hedh disa pika ose pomade ne syrin tuaj. Ju duhet te pushoni per pak kohe dhe me pas te shkoni ne shtepi dhe te pushoni. Menjehere do te dalloni permiresimin ne pamjen tuaj dhe do te permiresohet gjithnje e me shume gjate javes ne vazhdim.

Kur do te mund te kthehem ne pune?

Shumica e njerezve mund te kthehen ne pune nga dita 1-3 pas nderhyrjes. Shumica kthehen ne normalitet qe te nesermen e dites se nderhyrjes.

A ka efekte anesore?

Disa njerez perjetojne nje sy te thate, qe zakonishte zbutet me perdorimin e pikave dhe zhduket me kalimin e kohes. Tjeter efekt I padeshirueshem mund te jene shkendijat, vecanerishte naten, te cilat gjithashtu ikin me kalimin e kohes.

A eshte I perhershem trajtimi?

Bazuar ne rezultatet e testeve ne US dhe testeve nderkombetare te raportuara, ky trajtim paraqitet I qendrueshem. Megjithate, me kalimin e viteve, syte ndryshojne dhe ritrajtimi mund te behet I nevojshem.

A ka ndonje veprimtari ndalohet pas nderhyrjes?

Nderhyrja nuk I pengon syte tuaj. Pervec kesaj, pacienti mund te beje cdo gje qe deshiron per sa kohe ai vazhdon te ndjeke keshillat e mjekut.

Po sikur te leviz koken gjate nderhyrjes?

Kjo eshte pyetja e pare qe bejne pacientet kur do ti nenshtrohen nje nderhyrje me laser. Doktori eshte stervitur te heq kemben nga pedali qe kontrollon dergimin e rrezeve, sa here qe pacienti te leviz koken. Kjo I lejon atij qe te rivendos rrezen ne zonen target dhe te vazhdoj me nderhyrjen.

A kam nevoje per referencen e mjekut tim okulist?

Jo. Stafi yne profesional I syve mund te vleresoj gjendjen dhe te caktoj nevojen tuaj individuale per korrigjim te pamjes. Duke ju ofruar paketen e plote te sherbimeve ne kliniken tone, ne jemi ne jgendje te eliminojme tarifat standarte te referimit dhe te kalojme kursimet tek ju, pacienti.

Cfare lloj laseri eshte ai?

Ne perdorim instrumentin Wavelight Allegretto Excimer Laser qe eshte nje laser I gjenerates se 4 me standarte te perparuara.
Ai funksionon me nje rreze me diameter 0.95mm. shperjtesia eshte shume e madhe krahasuar me te tjerat (200 Hz). Shpejtesia shume e larte krijon nje fushe uniforme veprimi.
Per me teper, ai zoteron nje sistem gjurmues syri 250 Hz e cila shmang devijimin e goditjes se zonave te tjera edhe nese pacienti leviz koken gjate trajtimit.
Pervec kesaj, mundesia per te rregulluar rrotullimin e syrit ne aksin qendror (ciklotorsion) me kendin Kappa, bene te mundur qe instrumenti te shenoj vetem zonat e trajtimit.


Kthehu siper


Problemet kryesore te syve
Lazer Excimer
Teknologjia LAZER
Teknologjia WAVEFRONT
Procedura
Pamje nga Operacionet
Kush eshte Dr Boriçi?
Opinione nga pacientet
Pyetje te shpeshta
Kujdesi per femijet
Galeria e Fotove
Na kontaktoni
 

 


Rr. Komuna e Parisit
Pallati prej xhami, kati 2, Tirane

Tel +355 4 2322933
Cel. +355 682768008
E-mail: info@laser-al.com