Shendeti i syve tek femijet

Te shohesh domethene te mesosh!

Te gjithe femijet lindin me ndjesine e degjimit, por jo me ate te te parit. Nje femije I porsalindur mund te dalloje vetem hijen e nenes se vet, me shume e njeh ate nga shqisa e nuhatjes. Rreth muajit te dyte te jetes pamja fillon te qartesohet dhe femija arrin te dalloje dhe ngjyrat dhe nenen e vet arrin ta dalloje me qarte. Ne kete periudhe duke qene se nuk ka arritur akoma te fitoje aftesine qe ti perdori te dy syte ne te njejten kohe, here here shfaqen rreshqitje te syrit (strabizem). Ne kohen qe femijes se kesaj moshe i vjen gjume apo eshte i lodhur dalin ne pah rreshqitje te syve, qe kjo eshte normale per kete moshe.
Me rritjen e femijes keto rreshqitje pakesohen dhe femija fiton aftesine te shikoje drejt me te dy syte. Ne moshen 6 muajsh femija arrin nivelin e pamjes se nje njeriu te rritur dhe fiton gjithashtu pamjen me 3 permasa ne thellesi.
Qe nga ku moment (6 muajsh) deri ne moshen 5 vjeç qendrat e shikimit ne tru fillojne te mbledhin informacionin e te parit, dhe formimi e ketyre qendrave vazhdon duke e ulur intensitetin deri ne moshen 15 vjeç.
Pra rreshqitjet e syrit te lehta deri ne moshen 4-5 muaj mund te jene "normale" por rreshqitjet e syrit pas moshes 6 muajsh hyjne ne grupin e strabizmit, dhe duhen "mjekuar" me çdo kusht.


Kur duhet ta vizitojme femijen tone?

Femija mund te vizitohet ne çdo moshe, nese familja "dyshon" per nje problem me syte e femijes. Por eshte shume e rendesishme qe nje femije pa probleme te dukshme me syte te vizitohet ;

1- Para moshes 2 vjeç (hera e pare)
2- Para fillimit te shkolles, mosha 5-6 vjeç
3- Nje here ne vit ne çdo fillim viti shkollor

Gjithashtu jane disa raste kur femijet duhen pare me shpesh se skema e dhene me siper :
1- Femijet premature duhen vizituar sapo te dalin nga spitali, probleme te tilla si ROP (retinopatia e prematuritetit) jane shume serioze dhe shume te shpeshta ne femijet premature dhe çojne deri ne verbim nese nuk zbulohen ne kohe
2- Femijet me probleme te tjera (si probleme te zemres, veshkes, epilepsi, mungese e degjimit, etc) duhet te vizitohen nga syte pasi ne shumicen e rasteve ekzistojne probleme me syte.
3- Femijet e familjeve me probleme te shprehura ne sy, apo me probleme te renda ne femijet e meparshem (tumore te syve, probleme te rend ate zhvillimit te syve etc)

 

Çfare ndodh po te mos mesojme te shikojme?
Ç'domethene "dembelizem" i syrit?

Nese gjate 5 viteve te para te jetes se nje femije, nje problem i syrit e pengon ate te marri imazhe te pastra ne sy dhe qe aty ne qendren e shikimit, ky femije nuk arrin te "mesoje" te shikoje.
Ky sy ne kete menyre mesohet te shikoje "turbullt" dhe ne te gjithe vitet e tjera te jetes nuk arrin te shikoje me shume se kjo pamje e "turbullt"
Kjo gjendje quhet "DEMBELIZEM I SYRIT"
Problemet qe mund te çojne ne tembelizmin e syrit jane:
Njollat ne kornea, keratite te ndryshme
Katarakti (perdja e syrit) kongjenital
Retinopatia e prematuritetit
Problemet e lindura te kapakeve
Numrat hipermetrop, miop apo atsigmat te lindura
Shenja e pare e "dembelizmit" te syrit eshte rreshqitja e syve.
Syri qe nuk shikon "rreshqet"

Dembelizmi i syrit ne pergjithesi eshte i njeanshem (kap njerin sy), pra syri qe ka nje problem qe e pengon te shohe, apo syri qe ka nje numer me te larte se tjetri behet "dembel".
Por ndonjehere nje problem serioz ne te dy syte mund te çoje ne "dembelizem" te te dy syve.


Si trajtohet "dembelizmi" i syrit ?
A mundet syri "dembel" te behet "punetor"

Mjekimi i "dembelizmit" eshte i lidhur me trajtimin e problemit qe e ka shkaktuar ate.
Pra fillimisht duhet korrigjuar problemi qe ka (operacioni i kataraktit, kapakut te syrit apo korrigjimi i numrit me syzet e nevojshme) pastaj duhet filluar trajtimi i dembelizmit.
Qllimi i trajtimit eshte te veme te "punoje" syrin "dembel".
Menyra me e njohur, me e vjeter dhe me e efektshme per te luftuar "dembelizmin" eshte mbyllja e syrit tjeter per te vene ne pune syrin "dembel". Por kjo menyre trajtimi ka dhe problemet e veta. Eshte shume veshtire te mbyllesh syrin e shendoshe dhe te perpiqesh te forcosh syrin "dembel" te nje femije te vogel. Prandaj ne "luften" me "femijen e pabindur" familja fillimisht duhet te jete plotesisht e qarte dhe e sqaruar ne lidhje me dobine e trajtimit qe duhet bere. Gjithashtu familja duhet te kete besim te plote tek mjeku qe mjekon femijen e tyre.
Perveç mbylljes se syrit te shendoshe mund te provohen dhe metoda te tjera si ; lente kontakti apo pika qe turbullojne pamjes e syrit te shendoshe, por gj?thesesi keto menyra trajtimi duhet te jene nen kontrrollin e plote te mjekut specialist.


Deri ne cilen moshe vazhdon trajtimi i "dembelizmit"

Mosha me e pershtatshme per trajtimin e "dembelizmit" eshte mosha 0-7 vjeç. Edhe pas kesaj moshe mund te vazhdohet trajtimi, bile sipas disa studimeve trajtimi i "dembelizmit" mund te vazhdohet deri 15-18 vjeç, por kuptohet qe efektiviteti I trajtimit te "dembelizmit" ulet me rritjen e femijes.
Duke qene se trajtimi i "dembelizmit" behet ne mosha te vogla, dhe ne shumicen e rasteve "dembelizmi" i syrit nuk jep asnje shenje qe mund te dallohet nga familjet e tyre, vizitat e femijeve tek mjeku specialist jane me shume rendesi.
Keshillohet qe femija te vizitohet tek mjeku specialist i syve para moshes 2-3 vjeç, para fillimit te shkolles ne moshen 6-7 vjeç, dhe ne çdo moment qe familja apo te afremit shohin diçka te "dyshimte" ne lidhje me shikimin e femijeve te tyre.

Vizita e femijeve para se te fillojne shkollen eshte me rendesi per te zbuluar problemet e mundshme te syrit, korrigjuar ato, dhe per tu krijuar femijve mundesine te mesojne sa me shume ne shkolle.


Çfare eshte Strabizmi?

Strabizmi apo rreshqitja e syve quhet atehere kur syte nuk shikojne te dy net e njejtin drejtim.
Rreshqitja e syve mund te vihet re ne nje apo ne te dy syte.
Syri qe rreshqet gjithmone mendohet qe sheh me pak apo eshte "dembel" prandaj rreshqitje e vazhdueshme e njerit sy nuk eshte gje e deshiruar.
Disa nga shkaqet e strabizmit jane:
Strabizem i lindur
Probleme refraktive (Hipermetropi, Astigmatizem, Miopi)
"Dembelizem i formuar per arsye te tjera (perde e syrit, infeksione te xhamit te syrit, tumore etc)
Trauma gjate lindjes se femijes (lindje premature apo e veshtire)
Probleme neurologjike (Paraliza te nervave kraniale)


Si fillon strabizmi?

Rreshqitja e syve (strabizmi) qe del ne pah ne moshat 2-3 vjeç ne pergjithesi eshte e lidhur me problemet refraktive te syrit (Hipermetropi, Astigmatizma, Miopi), dhe thuajse gjithmone eshte e shoqeruar me "dembelizem" te syrit qe rreshqet.
Fillimi I rreshqitjes se syve tek nje femije mund te ndodhi vetvetiu, por mund dhe te vije dhe pas nje historie te nje temperature te larte, semundje te zgjatur, apo traume te kokes, ngjarje te cilat rrisin "stresin" tek organizmi i femijes dhe bejne qe te dal ne pah problemi i strabizmit qe faktikisht eshte i fshehur brenda organizmit te tyre.
Ne shumicen e rasteve nese femija vizitohet pa humbur kohe tek mjeku specialist dhe trajtohet me syzet e nevojshme, si "dembelizmi" ashtu edhe shtremberimi i syve sherohen plotesisht.
Ne ato raste "te vonuara" apo me shtremberime te theksuara, ku drejtimi I syve nuk arrihet me perdorimin e syzeve eshte e nevojshme kryerja e nderhyrjes kirurgjikale.


Ne cilet femije dhe kur duhet kryer operacioni per strabizem?

Koha e kryerjes se operacionit varet nga femija ne veçanti, çdo femije duhet trajtuar si nje rast ndryshe nga te tjeret. Eshte vetem mjeku specialist ai qe vendos per operacionin dhe kohen e tij.
Ka femije qe duhet te operohen sa me shpejt (6 muaj deri 3 vjeç), po ashtu ka dhe paciente qe mund te "presin" per tu operuar ne mosha me te medha.

Strabizmet e lindura (qe duken ne menyre te theksuar qe ne ditet e para te jetes se femijes), jane te pavarura nga perdorimi i syzeve dhe nuk korrigjohen me to. Keta femije duhet te operohen brenda vitit te jetes se tyre qe te mund te arrijne pamjen me te dy syte.

Nese strabizmi vihet re shpejt dhe megjithe trajtimin me syze nuk korrigjohet femija duhet operuar sa me shpejt, sepse vetem ne kete menyre arrin te fitoje pamjen me tre permasa (ne thellesi) ashtu si gjithe femijet e tjere.

Not 1:
Shumica e femijeve duhen operuar ne moshe te vogel.
Fjali te tilla si : "te rritet femija kur te jete 20 vjeç te vije te operohet" jane me pasoja shume te renda per shendetin e femijes.

Not 2:
Operacioni i strabizmit behet vetem per te rregulluar ate pjese te rreshqitjes qe nuk rregullohet me perdorimin e syzeve. Mendimi se operacioni i strabizmit mund te "shpetoje" femijen nga syzet eshte i gabuar.

Not 3:
Nuk ka asnje vend te flitet per operacion ne ata femije rreshqitja e syve te te cileve korrigjohet plotesisht me syzet qe perdorin.

Problemet kryesore te syve
Lazer Excimer
Teknologjia LAZER
Teknologjia WAVEFRONT
Procedura
Pamje nga Operacionet
Kush eshte Dr Boriçi?
Opinione nga pacientet
Pyetje te shpeshta
Kujdesi per femijet
Galeria e Fotove
Na kontaktoni
 

 


Rr. Komuna e Parisit
Pallati prej xhami, kati 2, Tirane

Tel +355 4 2322933
Cel. +355 682768008
E-mail: info@laser-al.com